Shtëpia e të moshuarve në Gjirokastër – (31 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Shtëpia e të moshuarve në Gjirokastër, do të shpërngulet në godinën e spitalit psikiatrik të Tepelenës, ndërsa godina e saj do të shndërrohet në prefekturë. Ky lajm i konfirmuar edhe nga kryetari i ri i bashkisë së Gjirokastrës Murat Kaçi, ka ngjallur kundërshtimin e menjëhershëm të 52 të moshuarve që banojnë në qendrën e këtij qyteti. Bashkë me ta janë solidarizuar edhe 22 punonjësit, që i shërbejnë atyre si dhe administrata.
Të gjithë azilantët përgjigjen një zëri se ata nuk dalin nga shtëpia e pleqve, e cila ka këtë funksion që nga viti 1973. Kjo qendër pas shumë vitesh investimesh dhe rregullimesh më në fund është plotësisht e rikonstruktuar dhe komode për jetesën e të moshuarve të braktisur, që jetojnë pa kujdesin e familjeve të tyre. Janë disa shoqata të huaja bamirëse, por edhe fondet e buxhetit të shtetit, që i kanë ndryshuar komplet pamje godinës.
Drejtuesit e prefekturës sapo e kanë parë së përfunduari godinën e azilantëve në vend të ndihmës, kanë ndihmuar t’i çojnë në Tepelenë. Se ku do të shkojnë këta të fundit pas kësaj, askush nuk e di./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti