Shtëpitë e ngritura mbi lumin Lanë – (16 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Këto ndërtime ngritur buzë Lanës vite më parë, nisën aktivitetin si kioska. Mjaftoi zënia e një vendi dhe ofrimi i disa shërbimeve, si dyqane, lokale e restorante njëkatëshe, që nisën të frekuentoheshin. Ideja për prishjen e ndërtimeve pa leje nuk i trembi aspak, një pjesë nisi t’i bëjë ato dy apo dhe trekatëshe. Madje ndryshuan edhe destinacion, pronarët ngritën edhe shtëpi mbi dyqan.
Kjo vilë trekatëshe, mbi dyqanin e mishit, ka strehuar një familje me shtatë vetë, të cilët janë larguar prej vitesh nga Tropoja. Nga një dyqan me qira, ajo arriti të blejë truallin dhe ta bëjë pjesë të sajën. Kështu Lana, i vetmi lum që përshkon Tiranën është kthyer në vendbanimi, për këdo që s’ka shtëpi. Nëse ndërmerret një aksion për ta kthyer Lanën si dhjetë vite më parë nuk është problem vetëm për ata që kanë dyqan, por edhe për ata që kanë shtëpi./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti