Shtetet e Bashkuara të Amerikës investime në transportin shqiptar (9 Dhjetor 1998)
Nga Shtetet e Bashkuara mbërrijnë 1.6 milionë dollarë në formën e granteve të Prokurimit të cilat do t’a ndihmojnë Shqipërinë me projekte me transportin. Sot ministrja e Punëve Publike Ingrid Shuli dhe Ambasadorja Amerikane Mariza Lino i tërhoqën vëmëndjen shtypit për nënshkrimin e një marrëveshjeje në Shkup ku 3.6 milionë dollarë do të shërbëjnë për rikonstruktimin e autostradës të “Korridorit të 8”, që lidh Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë.
Sipas kësaj marrëveshjeje 1.6 milionë dollarë do t’i jepen qeverisë shqiptare për përforcimin e segmenteve hekurudhore të korridorit ndërsa pjesa tjetër e shumës do të ndahet mes 3 vendeve të interesuara. Në këtë rast kjo sasi parash do të përdoret për testimin dhe sigurimin e kushteve të cilësisë si dhe sipërfaqes së autostradave.
Financimi është zyrtarizuar sot në Shkup mes Agjensisë Amerikane për Tregti dhe Zhvillimin dhe përfaqësuese të Shqipërisë dhe Maqedonisë./tvklan.al