Shtetet më paqësore në botë, ja në cilin vend është listuar Shqipëria
Sipas raportit vjetor të këtij viti nga Instituti i Ekonomisë dhe Paqes, Botsvana, Kuvajti, Maroku, Kazakistani, Vietnami, Angola, dhe Burkina, kanë të gjitha diçka të përbashkët: Të gjithë këto shtete janë më paqësorë se SHBA.
Indeksi global i paqes radhit 162 shtete duke u bazuar në 23 të dhëna të ndryshme. Qëllimi i IEP është përgjigja e një pyetje të vetme: Bota ka filluar të ketë më shumë prirje paqësore apo e kundërta e kësaj? Islanda mban vendin e parë në këtë renditje, ndjekur nga Danimarka. Në vend të fundit është Siria. Po Shqipëria? Vendi ynë është renditur në vendin e 54, ndërsa Kosova në vendin e 77. Sipas raportit, shtetet paqësore kanë filluar ta kultivojnë paqen akoma dhe më shumë, shtetet ku paqja është më e ulët kanë filluar të hyjnë në kaos dhe të ndezin luftëra./tvklan.al