Shteti Islamik humb ¼ e territorit në Siri dhe Irak


Shteti Islamik humb ¼ e territorit në Siri dhe Irak

17:00 09/10/2016

Shteti Islamik ka humbur të paktën ¼ e territori të tij që nga Janari i viti të kaluar.

Sipas të dhënave të kompanisë IHS, të bëra publike nga BBC, ISIS ka humbur 28% të sipërfaqes së kontrolluar në Siri dhe Irak, por rritmi i humbjes së territorit është ulur gjatë tre muajve të fundit. Të dhënat e fundit përkojnë me reduktimin e numrit të sulmeve nga Rusia, në zonat e kontrolluara nga xhihadistët.

Analistët kanë theksuar se të dhënat e mbledhura tregojnë pikërisht faktin që Rusia është tërhequr paksa nga lufta e premtuar Shtatorin e kaluar, kundër grupeve xhihadiste dhe Shtetit Islamik në veçanti.

Pavarësisht humbjeve, ekspertët e IHS-së thonë se ISIS vazhdon të përbëjë rrezik për rajonin e Lindjes.

Të dhënat ndërkohë sqarojne se grupi terrorist është shtyrë të paktën 10 kilometra nga kufiri turk, ndërsa ka humbur edhe kontrollin në qytetin sirian të Manbij, qytet i cili lidhte rrugën nga Turqia drejt kryeqendrës së Shtetit Islamik, Rakas.

Ekspertët e IHS mendojnë se humbja e aksesit në kufirin turk dëmton ndjeshëm aftësinë e Shtetit Islamik për kontrabandë dhe për rekrutime të reja, ndërsa ushtria irakiane pritet të nisë ofensivën e shumë premtuar kundër Shtetit Islamik në irak.

Tv Klan






Të ngjashme