Shteti Islamik ngre flamurin në Filipine


Shteti Islamik ngre flamurin në Filipine

16:40 29/05/2017

Të paktën 103 persona kanë humbur jetën brenda një jave në Filipine, si pasojë e përleshjeve të dhunshme me të vetëquajturin Shteti Islamik dhe forcat qeveritare.

Presidenti Duterte shpalli menjëherë Ligjin e Luftës mbi të gjithë ishullin.

Përleshjet mes forcave qeveritare dhe militantëve kanë marrë jetën e 19 civilëve, 11 ushtarakëve dhe katër policëve, përgjate të dielës pasdite. AFP konfirmoi se 61 militante ishin vrarë.

Grupet islamike dhe kriminale kanë qenë aktive në rajonin e Azisë Juglindore prej disa vitesh ku synojnë të shpallin e kalifatin aziatik.

Ngjarjet e fundit kanë rritur frikën se Shteti Islamik po arrin të zgjerojë ndikim e tij në rajon.

Filipinet janë një vend me shumicë katolike, por qyteti Mindanao ku janë vendosur militantët e ISIS ka një popullsi të konsiderueshme myslimane.

Tv Klan






Të ngjashme