Debitori gjuan me çifte në drejtim të grupit të OSHEE-së
Një grup kontrolli i kompanisë së shpërndarjes së energjisë është kërcënuar me armë nga një debitor.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Belshit në qarkun e Elbasanit.
Abonenti Bedri Muça kishte tre muaj pa paguar faturën e energjisë, por në momentin që grupi i punës i OSHEE-së ka shkuar për të prerë linjën që furnizonte shtëpinë e tij, ai ka rrëmbyer çiften dhe ka shtënë në drejtim të elektricistëve.
Pavarësisht kësaj askush nuk është lënduar. OSHEE ka bërë kallëzim penal dhe Muça është shoqëruar në polici.
Tv Klan