Shtohen banorët dhe investimet në fshatin Andon Poçi në Gjirokastër – (21 Janar 2001)
Lajme Arkiva -TV Klan 2001
Harresa në investime në fshatin Andon Poçi, në komunën e Odries në Gjirokastër, këto dhjetë vjet ndihet mjaft mirë. Ky fashat është krijuar rreth vitit 1956 dhe deri në vitin 90, këtu banonin rreth 100 familje. Për dhjet vjet, familjet janë shtuar. Nëse në fshatrat e tjerë të vendit, banorët u janë drejtuar qyteteve, këtu ndodh e kundërta, pasi banorët e këtushëm nëpërmjet emigracionit, kanë investuar brenda fshatit të tyre.
Ky fshat zë një pozicion gjeografik rreth 1 kilometër, larg rrugës nacionale dhe rreth 10 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Por për të mbërritur deri në rrugë e Gjirokastër mungon ura lidhëse që duhet të jetë mbi lumin Drino. Fshati lidhet vetëm me qytetin e Tepelenës, nëpërmjet një rruge rreth 30 kilometra të gjatë dhe një ure ku lejohet të kalojnë vetëm automjete deri në 5 ton.
Nëpërmjet investimeve këtu janë ngritur mbi 6 fabrika. Miliona lekë derdhen në arkën e shtetit për taksa dhe tatime, por një urë mbi lum që do të ndihmonte në biznesin e fshatarëve, këtu mungon./tvklan.al