Shtohen kuqezinjtë në kampin stërvitor
Kombëtarja është shtuar me disa lojtarë të enjten. Ata kanë kryer vrapime në seancën e pasdites përfshi Taulant Xhaka, i cili është duke e kaluar dëmtimin e pësuar në fillim të këtij muaji.
Stafi teknik i kryesuar nga Gianni De Biasi pret që mesfushori të jetë në fushë për ndeshjet e Europianit. Të tjerët stërviten prej të hënës dhe Bekim Balaj uron që të jetë titullar në takimet e Euro 2016.
Bekim Balaj, Futbollist i Kombëtares: “
E rëndësishme është që po punojmë dhe që të jemi në formë të mirë, por shpresoj që ta nis unë dhe të ndihmoj ekipin.”
Një sfidë e veçantë do të jetë ajo e 11 Qershorit për Shkëlzen Gashin, i cili njeh shumë lojtarë të përfaqësueses së Zvicrës.
Shkëlzen Gashi, Futbollist i Kombëtares: “
Të gjithë i njoh dhe i kam shokë, por kur të nisë loja duhet të jap maksimumin dhe besoj se do të jetë një ndeshje e fortë.”
Kuqezinjtë po vijojnë me dy seanca në ditë në pritje të miqësores së parë të kësaj faze përgatitore ndaj Katarit.
Tv Klan