Shtohen masat e sigurisë në Rinas
“Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për kontrolle në Aeroportin e Rinasit pas sulmeve terroriste, të ndodhura një ditë më parë në Aeroportin e Stambollit”.
Paradite, një udhëtim i parashikuar drejt Stambollit u anullua. Nuk u krye edhe një tjetër nga Aeroporti Ataturk drejt Shqipërisë.“Po është anulluar. Do të udhëtojmë nesër me të njëjtën linjë për në Stamboll. Pastaj do të shkojmë në Boston, në të njëjtën orë. Sot do të niseseshim në orën 09:25”
, shprehet një udhëtare. Ermal Milori, Shefi i Komisariatit të Rinasit, shpjegon se plani i ri i masave të sigurisë pritet të zgjasë të paktën 1 muaj. “Me marrjen e njoftimit për sulmet e djeshme në Stamboll, policia e Rinasit ka vënë në gatishmëri një shërbim të përforcuar, për të parandaluar çdo ngjarje të mundshme kriminale. Aktualisht masat në lidhje me këto ngjarje janë të dukshme dhe të padukshme njëkohësisht. Masat e dukshme janë patrullimet më të shpeshta në terminalin e pasagjerëve, me qen anti-eksploziv dhe me armë të gjata. Masat e padukshme janë ato masa që kryhen gjatë kontrolleve të pasagjerëve edhe bagazheve të tyre, në bashkëpunim dhe me autoritetin e sigurisë së aeroportit për skanerimin sa më të mirë të bagazheve dhe të pasagjerëve
”, ka thënë Milori. Nga Rinasi në drejtim të Stambollit kryheshin tre fluturime të planifikuara, si dhe dy udhëtime me charter në ditët e fundit. Tv Klan