Shtohen ndërtimet në periferi të kryeqytetit nga të ardhurit në Tiranë – (14 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kështu kalon e diela për një pjesë të familjeve në Tiranë. Këto janë familje që kanë ardhur kohët e fundit dhe kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në periferi të kryeqytetit. Në këtë shtëpi banon një familje nga Tepelena dhe i zoti i shtëpisë për të përfunduar sa më shpejtë punimet, sot ka marrë në ndihmë edhe tre punëtorë. Ndërsa në këtë shtëpi tjetër banojnë dy vëllezër nga Librazhdi. Në katin e dytë, vëllai i vogël është duke kryer suvatimet.
Ndërtimet në këto vite kanë pasur një aktivitet shumë të madh, por më e dukshme kjo veprimtari është në periferi të kryeqytetit, ku me qindra familje të ardhura nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, kanë synuar kryeqytetin për një jetë më të mirë./tvklan.al