Shtohen pemët tek liqeni artificial


Shtohen pemët tek liqeni artificial

18:30 14/12/2020

Veliaj:Shumica dërrmuese e qytetit e do te bukuren

Fushata për mbjelljen e pemëve në kryeqytet po vijon ne parkun e liqenit artificial.

Kryebashkiaku Veliaj falënderoi qytetarët që zgjedhin të dhurojnë pemë duke  treguar se shumica dërrmuese e këtij qyteti e do të bukurën dhe refuzon dhunën.

Ai ftoi çdo familje të Tiranës që të dhurojnë pemë për qytetin.

Veliaj tha se “Tirana ka mbushur 100 vite, do të vazhdojë edhe qindra vite të tjera. Ndaj pyetja është: kur secili nga ne kishte diçka në dorë, bëri mirë apo keq? Sot kemi vendosur ta përdorim fuqinë që kemi në dorë për mirë”.

Ai theksoi se tashmë është koha për t’u ringritur dhe për ta harruar këtë vit të vështirë.

Tv Klan






Të ngjashme