Shtohen rastet me alzajmer në Shqipëri


Shtohen rastet me alzajmer në Shqipëri

15:12 21/09/2017

Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri numri i personave të prekur nga alzajmeri ka ardhur në rritje. Mjeket neurologë thonë se prevalenca e sëmundjes është 5-7% , por me një trend rritës. Më të prekur janë moshat mbi 60  vjeç.

Entela Basha, neurologe QSUT

“Me rritjen e jetëgjatësisë dhe numri i të sëmurëve me alzjamer rritet, ka një prevalencë që shkon 5 – 7%. Ndërkohë që sot në botë numërohen rreth 30 milionë të sëmurë dhe në 2050 shifrat do të shkojnë në 50 milionë”.

Shenja e parë e Alzajmerit është humbja e kujtesës.

Sëmundja e alzajmerit nuk mund të parandalohet, sipas mjekeve ajo është kryesisht genetike, por kapja në kohë do të ndikoje ne ngadalësimin e avancimit te sëmundjes dhe e përmirësimin e cilësisë së jetës për pacientin dhe familjarët.

Tv Klan






Të ngjashme