Shtohet gjelbërimi në liqenin e Farkës
Veliaj: Ambicia jonë, 2 mln pemë deri në 2030
Liqenit të Farkës i janë shtuar të tjera pemë të reja. Në mbjelljen e radhës përkrah kryebashkiakut Veliaj ishte regjisori dhe moderatori, Turjan Hysko.
Kryebashkiaku Veliaj tha se pandemia na mësoi rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit.
Në këtë sezon mbjelljesh, që zgjat deri në mars, Veliaj ftoi qytetarët t’i bashkohen aksionit për t’i lënë një pajë gjeneratës së ardhshme.
Ambicia e Bashkisë së Tiranës është që deri në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja.
Tv Klan