Shtohet sasia e karburantit të importuar në Portin e Durrësit (22 Nëntor 2000)
Sasia e karburantit të importuar shtohet në Portin e Durrësit. Në dy javët e parë të nëntorit sasia e naftës së ardhur nga jashtë ka arritur në nivelin e 13 mijë tonëve. Sipas drejtoreshës së Doganës në Portin e Durrësit Lule Njemza, kjo sasi është rreth dy herë më e madhe se muajt e tjerë. Vetëm në muajin shtator nafta e importit arriti minimumin e nivelin të 7 mijë tonëve.
Niveli i ulët i importit u justifikua nga prodhimi vendas, ndërkohë që çmimi i karburanteve vazhdon të jetë i lartë. Jashtë Portit të Durrëtit një litër naftë kushton 95 lekë të reja, ndërsa brenda territorit të tij një litër kushton edhe 100 lekë.
Rritja e importit të karburanteve ka ndihmuar Doganën e Durrësit në realizimin e planit mujor. Përsa i përket lëvizjeve brenda strukturës së Doganës, drejtoresha thotë se së shpejti do të ketë shumë të tilla./tvklan.al