Nis rekrutimi i stafit për Covid-3


Nis rekrutimi i stafit për Covid-3

14:18 22/07/2020

Manastirliu: Strategji e detajuar për periudhën Vjeshtë-Dimrit

Spitali Covid 3 në QSUT do të jetë gati për t’u hapur së shpejti. Në shërbimin infektiv po vijon rekrutimin e stafit mjekësor që do të punojë aty dhe spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës.

“Ka filluar rekrutimi dhe trajnimi i stafit. QSUT-së i janë shtuar 50 punonjës, një pjesë tashmë janë rekturuar dhe një pjesë janë në rekrutim e sipër. Do të kryejnë dhe trajnimet e nevojshme dhe do të kombinohen me stafe të tjera me eksperiencë”.

Ministria po përgatit planin e veprimit për Vjeshtë-Dimrin për përballimin e situatës që mund të krijohet nga Covid-19.

“Kemi një strategji të detajuar në raport me situatën që presim, pra për situatën e Vjeshtë-Dimrit. Dhe plani i detajuar, parashikon disa komponentë të rëndësishëm dhe fuqizimin e tyre. Duke filluar nga testimi, duke vijuar nga kapacitetet spitalore, duke vazhduar tek burimet njerëzore, të cilat janë aseti ynë më i çmuar”.

Mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena personale janë tre rregullat që Ministria apeloi për t’u zbatuar si të vetmet armë për ta luftuar këtë virus.

Tv Klan






Të ngjashme