‘Shtrigat’ fusin në kazan me ujë të valuar 18-vjeçaren


‘Shtrigat’ fusin në kazan me ujë të valuar 18-vjeçaren

12:38 07/02/2018

Një adoleshente ka mbetur e plagosur rëndë pasi u hodh në një kazan me ujë ta valuar nga "shtrigat", gjatë një karnavaleje të çuditshme në Gjermani.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike "The Sun", 18-vjeçarja mori plagë të rënda djegieje në këmbë, pas ngjarjes së ndodhur në Eppingen, Baden Württemberg.

Autoritetet janë vënë në kërkim të dy personave, të veshur me kostume shtrigash, që mësohet se u larguan pas ngjarjes.

Kazani ishte sjellë nga një grup personash që ishin të maskuar për karnavale. Sipas dëshmive, e reja iu dha "shtrigave" nga miqtë e saj, pasi u përzgjodh në mes të turmës.

Policia thotë se viktima u mbajt mbi kazan nga spektatorët, ndërsa një tjetër hapi ujin e nxehtë. Por diçka shkoi keq dhe e reja ra brenda me gjunjë.

Policia lokale aktualisht është vënë në kërkim të dy personave, të cilët akuzohen si përgjegjës për këtë ngjarje.

/tvklan.al






Të ngjashme