Shtrohet në spital ish-Presidenti i Greqisë
Ish-Presidenti i Greqisë Karolos Papoulias është shtruar në spital pas rëndimit të gjendjes shëndetësore.
Mediat greke raportojnë se ish-presidenti 88-vjeçar është diagnostikuar me infeksion respirator.
Papoulias është shtruar në spitalin Metropolitan në Athinë.
Gjendja e tij është e stabilizuar dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimit nga stafi mjekësor.
/tvklan.al