Shtudman thirrje qeverisë shqiptare: Respektoni afatetet e përgatitjes së zgjedhjeve (8 Shkurt 2001)
Drejtori i ODHIR Shtudman ka kërkuar nga forcat politike dhe qeveria të respektojnë detyrimet dhe afatet ligjore për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Duke vënë në dukje se rekomandimet e ODHIR nuk janë zbatuar, Shtudman këshilloi autoritetet shqiptare të rifillojnë menjëherë rishikimin e regjistrit të botuesve në bashkëpunim me organizmat ndërkombëtare. Sipas tij ky proces nuk penfgon miratimin brenda afateve ligjore nga parlamenti të ndarjes së re elektorale.
Përsa i përket KQZ-së Shtudman tha se ky komision ka nevojë të përmirësojë besueshmërinë politike dhe profesionale dhe të tre vendet e lira ofrojnë një mundësi të tillë. Ai gjithashtu propozoi një memorandum kuptimi mes qeverisë dhe KQZ-së për përgatitjen e zgjedhjeve si dhe qartësimin e procedurave për zgjidhjen e ankesave ndaj rezultateve nëpërmjet sistemit gjyqësor./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame