Shtyhen hetimet për dosjen e 137 kg kokainë


Shtyhen hetimet për dosjen e 137 kg kokainë

16:16 16/10/2020

SPAK kërkon informacion në Greqi

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me tre muaj hetimet për sasinë prej 137 kilogramëve kokainë që vinte nga porti i Pireut në Greqi dhe u sekuestrua në portin e Durrësit.

Hetuesit kanë kërkuar informacion nga autoritetet greke, për të zbuluar se kush kanë qenë personat që kanë organizuar trafikun e lëndës narkotike. Po kështu përmes një shkrese drejtuar policisë së shtetit, ata  kërkojnë të intensifikohen kërkimet për arrestimin e Gentian Malindit që dyshohet se është pritësi i lëndës narkotike në Portin e Durrësit.

Për këtë ngjarje janë vënë në pranga Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, personat që nxorrën kokainën nga kontenierët që qëndronin në portin e Durrësit. 

Tv Klan






Të ngjashme