Shtyhen qiratë për të gjithë bizneset e vogla


Shtyhen qiratë për të gjithë bizneset e vogla

12:14 14/04/2020

Qeveria ndryshon aktin normativ, fut dhe aktivitetet e lejuara

Qeveria ka miratuar një ndryshim në aktin normativ i cili i jep të drejtë të gjitha bizneseve të vogla qiramarrëse që të mos paguajnë për muajin Prill dhe Maj qiratë.

Më parë përjashtimi ishte vetëm për bizneset me xhiro deri në 14 milionë Lekë në vit, aktiviteti i të cilëve nuk lejohej për shkak të masave të marra kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ky vendim përfshin të gjitha bizneset pa përjashtim që kanë xhiro deri në 14 milionë Lekë, pavarësisht nëse punojnë apo jo.

Vendimi shtyn pagesën e qirasë për periudhën e mëvonshme, ndërsa i jep të drejtë qiradhënësit që të denoncojnë në Drejtorinë e Tatimeve rastet kur kjo nuk zbatohet nga pronari, i cili gjobitet me 5–fishin e qirasë mujore.

Tv Klan






Të ngjashme