Shtyhet data e filmit të Jennifer Lopez “Marry me”
Filmi do të jepet në kinema më 11 Shkurt të vitit 2022
Komedia romantike e cila i bënë bashkë në ekran këngëtarët të cilët tashmë kanë bashkëpunuar edhe në muzikë, JLo dhe Maluma, si dhe aktorin Owen Wilson, do të shtyhet për të disatën herë.
Filmi do të lançohet për gjithë shikuesit më 11 Shkurt të vitit 2022, në vitin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar edhe studioja e cila u mor me këtë projekt.
Në këtë projekt të ardhshëm, personazhet e Lopezit dhe Malumas janë në prag të martesës në prani të fansave të tyre të dashur, por vetëm disa minuta para dasmës ajo e zbulon se i fejuari i saj e ka tradhtuar.
Kështu, Lopez e cila e portretizon një yll të muzikës pop, vendos të martohet me një të panjohur, rol ky i luajtur në film nga Owen Wilson.
Filmi po konsiderohet i ngjashëm me filmat hit të zhanrit komedi dhe romancë, “Notting Hill” dhe “The Proposal. “Marry Me” gjithashtu do të përfshijë muzikë origjinale, të realizuar nga dyshja Lipez dhe Maluma.
Regjisori i i këtij projekti Kat Coiro është bazuar në romanin e autorit Bobby Crosby.
Klan News