Shtyhet finalja e Champions League
Organi më i lartë vendimmarrës në futbollin europian UEFA ka vendosur që finalet e tre eventeve shumë të rëndësishme për tifozët të shtyhen në një datë ende të pacaktuar.
Bëhet fjalë për Champions League, Europa League dhe Champions League për femra. Finalet e këtyre kompeticioneve ishin planifikuar për t’u mbajtur në Maj, por situata me pandeminë e koronavirusit bëri që të shtyheshin.
Javën e shkuar UEFA vendosi që të shtyjë në 2021-shin kampionatin europian që pritej të mbahej këtë verë./tvklan.al