Shtyhet gjyqi i Fatos Nanos (21 Dhjetor 1998)
Në seancën gjyqësore të parë, avokati i Fatos Nanos Përparim Sanxhaku ka kërkuar që të largohet prokurori i çeshtjes. Këtë gjyq Nano e ka hapur vetë për kërkimin e amnistisë nga gjykata. Katër vjet më parë kreu i socialistëve u dënua nga drejtësia shqiptare me 12 vite burg nën akuzat e vjedhjes së pasurisë shtetërore dhe falsifikim dokumentash.
Në pranverën e vitit të kaluar Nano la qelitë e burgut pasi u fal nga amnistia e presidentit Berisha. Por Nano ka kërkuar pafajësi dhe nga drejtësia. Sot në seancën e parë të procesit gjyqësor ku vetë Nano mungonte, avokati Sanxhaku ka kërkuar largimin e prokurorit të çeshtjes Vaskë Sineoni me pretekstin se ky i fundit kishte marrë pjesë në grupin hetimor që përgatiti dhe akuzat ndaj Nanos.
Gjithashtu Sanxhaku kërkoi që si prokuror i çeshtjes të jetë një prokuror i rrethit dhe jo i Prokurorisë së Përgjithshme. Refreni tashmë i zakonshëm i largimit të prokurorit mesa duket do të përdoret gjatë në gjykatat shqiptare pasi ato në shumicat e rasteve dhe pranohen. Pas kërkesës së largimit të prokurorit nga avokati i Nanos, Sineoni ka dorëzuar dosjen dhe e ka argumentuar këtë me lejimin jo normal të zhvillimit të çeshtjes. Seanca e drejtuar nga gjykatësi Pajtim Hoxha u shty dhe do të fillojë vetëm kur të përcaktohet prokurori i ri./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj