Shtyhet gjyqi i Leka Zogut (22 Nëntor 1999)
Shtyhet dhënia e vendimit për Leka Zogun. Sot ishte vendosur të lexohej verdikti i Gjykatës së Faktit Tiranë për pretendentin e fronit mbretëror shqiptar i cili është i gjykuar gjatë kësaj periudhe në mungesë. Ndaj tij Prokurori i Përgjithshëm kishte kërkuar burgim të përjetshëm masë e cila është kontestuar nga avokatët e Lekës dhe nga përfaqësuesit e Partisë së Legalitetit.
Vendimi i sotëm nuk është dhënë pasi njëri prej anëtarëve të trupit gjykues nuk ishte paraqitur në seancën përfundimtare në Gjykatën e Shkallës së Lartë për arsye shëndetësore. Është shtyrë edhe për disa ditë dhënia e vendimit për Lekën e Parë i akuzuar për organizim dhe pjesëmarrje në kryengritjen e armatosur kundër rendit kushtetues.
Kjo akuzë është mëbështetur në ngjarjet e fillimit të korrikut të vitit 1997 pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare dhe referendumit për formën drejtuese të shtetit në Shqipëri. Në këtë ngjarje ku u sulmua selia e Komisionit Qëndrortë zgjedhjeve, mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagosën lehtë disa të tjerë. Sipas pretendetit të fronit ajo ishte një protestë paqësore për të kërkuar ndryshimet e rezultatit të referendumit në favor të Monarkisë. tvklan.al