11:12 13/03/2014Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të shtyjë seancën gjyqësore në ngarkim të Arbën Frrokut. Avokatët e të pandehurit kërkuan të njihen më pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë në vendin e gjarjes. Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 26 mars.Arben Frroku është i dyshuar i autor i vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, vrasje e ndodhur një vit më parë në kryeqytet. Ai u arrestua disa ditë pas vrasjes në Greqi dhe u ekstradua më pas për llogari të drejtësisë shqiptare.Redaksia/E.K