Shtyhet gjyqi ndaj Kakamit dhe Spahisë (1 Shkurt 1999)


Shtyhet gjyqi ndaj Kakamit dhe Spahisë (1 Shkurt 1999)

11:20 01/02/1999

Janë shtyrë sot në Gjykatën e Faktit në Tiranë dy çeshtje mjaft të përfolura. Seanca gjyqësore ndaj Alfred Nebiut ose Kakami nuk ka zgjatur sepse avokati i Kakamit, Maks Haxhia nuk ishte i pranishëm në sallë. Duke u nisur që në seancë ishte paraqitur si dëshmitar dhe një polic i Komisariatit të Vlorës, për gjyqtarin Gjin Gjoni prania e avokatit ishte tepër e domosdoshme ndaj vendosi të shtyjë seancën me datë 10 Shkurt.

Fill pas Kakamit në Gjykatën e Faktit është paraqitur Ekrem Spahia, kryetari i Partisë së Legalitetit i akuzuar si pjesëmarrës në veprime të jashtëligjshme me 14 Shtator. Me kërkesën e avokatit të Spahisë në seancën e sotme gjyqësore nën drejtimin e gjyqtarit Ahmet Aliaj do të shqyrtohej ndryshimi apo jo i masës së sigurisë për Ekrem Spahinë.

Spahia ka kërkuar këtë pasi organi i akuzës nuk ka sjellë ndonjë element tjetër plotësues. Por dhe seanca gjyqësore ndaj Ekrem Spahisë është shtyrë pasi nuk ndodhej Prokurori i çeshtjes Ylli Bedalli. Seanca e ardhshme gjyqësore ndaj liderit të legalistëve do të jetë me datë 3 Shkurt./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme