Shtyhet mbledhja e Partisë Socialiste për shkarkimin e Ministrit Koçi (18 Maj 1999)
Socialistët shtynë betejën për Petro Koçin. Debati i planifikuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist për shkarkimin e Ministrit të Rendit Petro Koçi është shtyrë për nesër me justifikimin e takimeve të Kryeministrit Majko me Kryeministrin Britanik Toni Bler.
Ndonëse Presidenti Mejdani nuk e ka firmosur ende shkarkimin e Koçit zëvëndësimi i tij me kryesocialistin e Tiranës, Poçi është çeshtje orësh. Nesër në mbledhje do të vihen për herë të parë përballë njëri -tjetrit Kryeministri Majko dhe Ministri Koçi jo vetëm për të dhënë shpjegime por për të arsyetuar akuzat përballë kolegëve të tyre socialistë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame