Shtyhet mocioni për shkarkimin e tre anetarëve të Gykatës së Lartë – (26 Prill 2001)


Shtyhet mocioni për shkarkimin e tre anetarëve të Gykatës së Lartë – (26 Prill 2001)

14:27 26/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Deputetët i kanë dhënë vetes edhe 13 ditë kohë, për të menduar nëse do të miratojnë mocionin e kryeministrit Meta dhe disa deputetëve për shkarkimin e tre anëtarëve të Gykatës së Lartë Agron Lamaj, Vladimir Bineri dhe Kristaq Ngjela. Më 7 Maj mocionistët shpresojnë të kenë në sallën e parlamentit 2/3 e deputetëve për të përkrahur mocionin. Për shtyrjen e debatit për mocionin votuan “Pro” 74 deputetë, ndërsa abstenuan 15 të tjerë. Argumentet për mbështetjen ligjore të këtij mocioni i paraqiti Ministri i Drejtësisë Arben Imami.

Arben Imami:- “Në kushte kur Kushtetuta, neni 140 të saj, ngarkon Kuvendin me kompetenca dhe përgjegjësi për të marrë vendim për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ku sipas nenin, për marrjen e një vendimi mund të bëhet mocion dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore. Gjithsesi zotërinj deputet ky është një aksion për të vënë në vend drejtësinë dhe për të luftuar korrupsionin. Ju e keni përpara, merreni ose lëreni, kjo është çështje e të gjithëve”.

Vullnetin e mazhorancës parlamentare për të përkrahur iniciativat kundër korrupsionit në strukturat e gjyqësorit e shprehu kreu i grupit parlamentar socialist Arben Malaj.

Arben Malaj:- “Ajo që duhet të na preokupojë të gjithëve është fakti se qëndrimi juridik që duhet të mbajnë, duhet të respektojnë me rigorozitetin maksimal parimin e shenjtë të ndarjes së pushteteve, si parim bazë i funksionimit të demokracive”.  

Seancës së sotme plenare të parlamentit nuk i munguan momentet komike, të krijuara nga kryetari Gjinushi dhe reformatori Shehu, të cilit i kishte humbur karta për të votuar./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme