Shtyhet ndeshja Kamza – Besëlidhja
Ndeshja Kamza – Besëlidhja e Kategorisë së Parë që vlente për ngjitjen në Superligë nuk u zhvillua. Takimi duhet të niste në orën 14.00, por tifozët boshatisën tribunat, pasi pritën më shumë se 40 minuta nga orari i parashikuar. Federata Shqiptare e Futbollit tha se policia i kishte komunikuar se nuk merrte persiper zhvillimin e ndeshjes per arsye sigurie.
Marjus Sulejmani (Delegat i FSHF-së)
Policia dërgoi një shkresë në federatë në orën 12:25 ku sqaronte nuk mund të merrte përsipër sigurinë e ndeshjes.
Në stadium kishte vetëm stjuard dhe pak policë në ambientet e jashtme të tij. Ekipet negociuan per luajten e takimit edhe nje orë me vonesë, por nuk u ra dakord.
Marjus Sulejmani (Delegat i FSHF-së)
Ekipi i Besëlidhjes këmbënguli që policia të ishte e pranishme, në këto kushte u vendos që ndeshja të shtyhej dhe të luhej në një ditë tjetër.
Kamza dhe Besëlidhja rivalizuan gjatë të gjithë sezonit, duke treguar se kërkonin me ngulm rikthimin në Superligë mes ekipeve të Grupit A. Skuadra lezhjane ishte edhe surpriza e Kupës së Shqipërisë këtë sezon duke mbërritur deri në gjysmëfinale ku eliminua nga Tirana.
/Tv Klan