Zgjedhjet parlamentare 2017, KQZ: pjesëmarrja 45 %
Në orën 20:00 ka përfunduar zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare të këtij Komisioni, pjesëmarrja në votime në rang vendi, nga qendrat që kanë dërguar të dhënat deri më tani, është 45,17 %.
Qendrat e votimit u mbyllën 60 minuta pas orarit të paracaktuar, pasi KQZ-ja vendosi me 6 vota pro dhe një kundër shtyrjen e afatit nga ora 19:00 në orën 20:00. Qendrat e votimit ishin hapur në të gjithë vendin në orën 07:00 të mëngjesit. Rreth 3.5 milionë qytetarë shqiptarë kishin të drejtë vote, 136.239 prej të cilëve ishin votues të rinj. Në të gjithë vendin janë në total 5362 qendra votimi dhe 90 komisione zonale të administrimit zgjedhor. Pjesëmarrja në votime për çdo qark: Berat 47,77 % Dibër 54,9 % Durrës 40,77 % Elbasan 46,49 % Fier 44,87 % Gjirokastër 46,05 % Korçë 48,65 % Kukës 53,38 % Lezhë 44,07 % Shkodër 42,3 % Tiranë 48,62 % Vlorë 35,69 %Numri i qendrave të votimit që kanë dërguar të dhënat: 2496 ose 46.55% e tyre (Kliko këtu)
Në përditësim...
/tvklan.al