Shtyhet për herë të dytë “El Superclasico”


Shtyhet për herë të dytë “El Superclasico”

20:38 25/11/2018

El Superclasico shtyhet sërish. Ndeshja mes River Plate dhe Boca Juniors për finalen e Copa Libertadores nuk do të luhet këtë të diel.

Ishte një kërkesë zyrtare e klubit të Boca për ta luajtur ndeshjen në kushte të barabarta me River Plate, që nënkupton në një fushë asnjanëse në mënyrë që të evitoheshin trazirat dhe ngjarjet e rënda të një dite më parë, ku tifozët e River thyen xhamat e autobusit të futbollistëve të Boca dhe lënduan disa prej tyre, ngjarje këto që sollën shtyrjen e takimit për këtë të diel.

Në kërkesën e zyrtarëve të Boca Juniors, shprehet qartë se nëse nuk krijohen kushte të barabarta për të luajtur këtë finale atëherë, të fitohen pikët e ndeshjes në tavolinë. Kjo do të sillte fitoren edhe të trofeut aq të lakmuar nga klubet në Amerikën Latine. Vendimi për shtyrjen e dytë është marrë nga Presidenti i Konfederatës Amerikanojugore të Futbollit. Data dhe vendi ku do të luhet ndeshja do të vendoset në një mbledhje që do të mbahet të martën.

Takimi ishte parashikuar për tu luajtur mbrëmjen e së shtunës me orën europiane, por për shkak të trazirave që shkaktuan tifozët e River Plate autoritetet vendosën shtyrjen për këtë të diel.

Edhe finalja e parë e luajtur në stadiumin e Boca u shty për shkak të kushteve atmosferike.

Tv Klan






Të ngjashme