Shtyhet përsëri gjyqi i bandës “Hakmarrje për drejtësi” (27 Tetor 2000)
Është shtyrë dhe sot një nga proceset më të stërzgjatura në Gjykatën e Faktit Tiranë. Seanca kundër bandës së njohur Hakmarrja për Drejtësi, nuk është zhvilluar sepse mungonte njëri nga avokatët e të pandehurve. Sot ishte në sallë për të dëshmuar dhe babai i ish drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi, vrarë në vitin 1996 para shtëpisë së tij, vrasje për të cilin akuzohen vëllezërit Shyti.
Para trupit gjykues kryesuar nga Altin Gaxhi, babai i Kaloshit ka protestuar duke thënë se krimielët janë liruar ndërsa ju më zvarrisni në gjykatë me shtyrje./tvklan.al