Shtyhet përsëri gjyqi për Ekrem Spahinë (3 Shkurt 1999)


Shtyhet përsëri gjyqi për Ekrem Spahinë (3 Shkurt 1999)

09:04 03/02/1999

Shtyhet përsëri seanca e masës së arrestit ndaj Ekrem Spahisë, liderit të Legalitetit. Me kërkesën e tij të Hënën e kaluar pas disa muaj arresti në burgun 313, ishte caktuar seanca për ndryshimin e masës. Por mungesa e prokurorit të çeshtjes në sallë, detyroi gjyqtarin Ahmet Metalia që të caktonte ditën e sotme për nisjen e saj.

Por dhe sot seanca nuk është zhvilluar pasi sot mungonte vetë protagonisti Ekrem Spahia. Ngarkesa e madhe e togës së shoqërimit ka bërë të mundur shoqërimin dhe sjelljen në sallë të Spahisë. Ishte vetë prokurori i çeshtjes Ylli Bedalli i cili kërkoi shtyrjen e seancën për shkak të mungesës në sallë të Spahisë.

Gjyqtarit Metalia nuk i mbeti gjë tjetër veçse të mbyllte seancën dhe të caktonte ditën e nesërme për fillimin e saj. Ekrem Spahia është arrestuar disa muaj më parë me akuzën e pjesëmarrjes në veprime të jashtëligjshme më 14 Shtator 1998 dhe pikërisht hyrjes me forcë në televizionin shtetëror dhe deklarimet për rrëzimin e shtetit.

Si prova të akuzës, prokurori Bedalli përmend dëshmi të shtetasve por dhe videokaseta të cilët deklarojnë veprimet e tij atë ditë. Ndërkohë vetë Spahia ka deklaruar se është i pafajshëm ndaj dhe ka kërkuar ndryshimin e masës së arrestit. Ndryshim apo jo që do të vendoset në seancën e ditës së nesërme./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme