Shtyhet seanca ndaj Shullazit, avokatët kërkojnë lirimin
Seanca e planifikuar këtë të mërkurë në Gjykatën për Krimet e Rënda, në gjyqin që po zhvillohet kundër Emiliano Shullazit dhe bandës së tij, është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e prokurorëve, të cilët mësohet se ndodhen jashtë vendit për arsye pune.
Në seancën e kësaj të mërkure ishte parashikuar ballafaqimi mes noteres Aida Spahiu dhe dëshmitarit Ylvi Beqja. Kjo pasi gjatë dëshmisë së saj, Spahiu ka deklaruar se nuk është kërcënuar nga Shullazi.
Beqja nga ana e tij, i cili është dëshmitar i mbrojtur, deklaron se ka firmosur para noteres Spahiu për kontratën e ish-hotel “Vollgës”, nën kërcënimin e armës.
Mungesa e akuzës ka bërë që avokatët e palës mbrojtëse të kërkojnë lirimin e Shullazit, duke pretenduar se prokurorët nuk po tregojnë seriozitet dhe vullnet për të përfaqësuar akuzën.
/tvklan.al