Shtyhet sërish nisja e shërbimit të check-up


Shtyhet sërish nisja e shërbimit të check-up

23:35 01/10/2020

MSH: Po marrim masa për shkak të pandemisë

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të shtyjë rifillimin e shërbimit të kontrollit shëndetësor bazë i njohur si check-up.

Një ditë më parë, TV Klan raportoi se ky shërbim do të rifillonte sipas një shkrese të datës 23 Shtator që ministria i kishte dërguar Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe kompanisë koncesionare.

Por me një tjetër shkresë që mban datën 30 Shtator, ministria njofton se rifillimi i shërbimit është shtyrë për një tjetër datë derisa të përcaktohen protokollet si do të kryhet check up në kushtet e pandemisë.

Shërbimi për paketën e kontrollit mjekësor bazë për moshën nga 40 në 65 vjeç u ndërpre që në nisje të pandemisë.

Tv Klan






Të ngjashme