Shtyhet shitja e Milan
Milan mbetet ende në pronësi të
Fininvest
, themeluar nga Silvio Berlusconi dhe që drejtohet nga e bija Marina. Kinezët e
Sino Europe Sports
nuk kanë sjellë në arkën e Fininvest ende 100 milionët e këstit të tretë të kaparit ashtu siç ishte parashikuar në kontratën që skadoi mesnatën e kësaj të premteje.
Megjithatë palët,
Fininvest
dhe kinezët e
Sino Europe Sports
do të provojnë të vazhdojnë në të njëjtën rrugë edhe për një javë, sipas një akordi prej gentleman që kanë patur.
Por nëse javën e ardhshme këto para nuk do të vijnë, atëherë Berlusconi mund të kontaktojë me investitorë të tjerë dhe do të mbajë 200 milionët e eurove paradhënie.
Zyrat ligjore të të dy kompanive po punojnë pa pushim për përfundimin e shitjes së Milanit tek kinezët. Por prej kësaj të shtune, deri të premten e javës së ardhshme, të dy kompanitë nuk janë të lidhura në mënyrë kontraktuale me njëra – tjetrën. Në këto raste, një palë e tretë e interesuar për klubin italian mund të përfitojë.
Tv Klan