Shtyhet shqyrtimi i ankimimit për ligjet e Reformës në Drejtësi


Shtyhet shqyrtimi i ankimimit për ligjet e Reformës në Drejtësi

15:19 28/09/2017

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për ditën e hënë shqyrtimin e ankimimit të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve ndaj ligjeve, pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi.

Seanca u shty pas kërkesës së përfaqësueses së mazhorancës, Vasilika Hysi për të mos legjitimuar avokatin e palës.

Sipas deputetetes, avokati Alban Alimema nuk plotëson kriteret për të mbrojtur në Gjykatën Kushtetuese. Ky fakt u konstatua edhe nga gjykata, e cila vendosi të shtyje seancën për në datën 2 Tetor.   

 Tv Klan






Të ngjashme