Shtypshkronjat dhe procesi i punës për botimin e një libri (3 Maj 2001)
Kohët e fundit vihet re nëjë shumëllojshmëri e madhe botimesh si në sasi ashtu dhe në cilësi. Por, për të dalë në dritë një botim, teknologjia fillon këtu në dhomën e montimit. Mbi këtë fletë metalike e cila përmban nitrat argjendi vendoset letra e kalkut dhe më pas ata futen në këtë aparaturë. Për 4 minuta, ato qëndrojnë këtu në rrezatimin ultravioletë e cila transmeton gjurmët e gërmave nga letra e kalkut tek plastra.
Me anë të procesit të zhvillimit bëhet i mundur që pas 30 minutash, plastra të jetë gati në këtë makineri. Kështu përfitohen fletët e shkruara dhe me anë të kësaj teknologjie mund të shtypen 1000-2000 kopje në 1 orë. Dëshira e autorëve për të botuar ka rritur dhe numrin e shtypshkronjave. Vetëm në Tiranë numërohen rreth 100 shtypshkronja private dhe ato kanë pasur një rritje nga viti në vit./tvklan.al