Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë, reagon Berisha
Vendimin e Kryeministrit Edi Rama, për të shtyrë datën e zgjedhjeve në Kavajë, ish – Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar fitore për Kavajën dhe Shqipërinë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan:
“Fitoi Kavaja! Fitoi Shqipëria!
Kavaja mposhti Noriegën, që për karrigen e tij mbi drogën dhe krimin do të asgjësojë votën e lirë dhe pluralizmin politik.
Rroftë Kavaja! Rroftë Shqipëria!
Rroftë Çadra e Lirisë dhe revolucioni demokratik! Fitore!”.
Në një konferencë për shtyp këtë të premte, Kryeministri Rama kërkoi tërheqjen e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, në përpjekje për të shmangur çdo tentativë për destabilizim. Ai tha se i rëndësishëm është 18 Qershori, datë e cila ishte e panegociueshme./tvklan.al