Shuhen shpresat për nëndetësen argjentinase
Në Argjentinë janë shuar të gjitha shpresat për të gjetur të gjallë 44 pjesëtarët e ekuipazhit të nëndetëses së zhdukur muajin e kaluar.
Marina ushtarake argjentinase njoftoi se tashmë nuk ka asnjë mundësi për ti shpëtuar ata. Përllogaritet që në bord të mos ketë më oksigjen.
Por operacionet e kërkimit do të vijojnë, për lokalizimin dhe nxjerrjen e mjetit nga thellësitë e detit.
Dyshimet janë se nëndetësja mund të ketë pasur probleme me sistemin elektrik, duke bërë që ajo të zhdukej nga radarët.
Nëndetësja “Ara San Huan” u zhduk mëngjesin e 15 Nëntorit në ujërat detare pranë brigjeve të Patagonisë.
Tv Klan