17:19 04/02/2014U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare “Artisti i Popullit”, Ibrahim Madhi. Mbi 50 vjet karrierë brenda dhe jashtë vendit. I vlerësuar me dhjetëra çmime dhe tituj.Ibrahim Madhi lindi në Elbasan më 25 nëntor të vitit 1945. Pas viteve të para të shkollimit muzikor, ai u diplomua në Konservatorin e Tiranës për violinë në 1968-ën. Më pas vijnë dhjetëra koncerte të suksesshme. Fillimisht nisi si solist pranë Orkestrës së Radio Tiranës, më pas në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore.Madhi është vlerësuar disa herë me çmime të rëndësishme kombëtare. Ai ka qenë një ndër pedagogët e rëndësishëm të violinës.Homazhet për të do të zhvillohen të mërkurën në Universitetin e Arteve.Personalitete të larta kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Ibrahim Madhi. Në një dedikim të tij, kryeministri Edi Rama shkruan: Ibrahim Madhi, mik i mirë kohësh të vjetra, violinist e pijetar virtuoz, iku pa zhurmë duke lënë pas shijen e muzikës e të bisedës pa zhurmë - shkruan kryeministri në rrjetet sociale.Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se me ndarjen nga jeta të violinistit virtuoz Ibrahim Madhi, muzika shqiptare humbi një korife, humbi violinën e saj të parë. Mjeshtëri i Madh do mbetet i pavdekshëm në tingujt dhe meloditë e violinës së tij!! Ngushëllime familjes dhe miqve të tij!-shkruan ish-kryeministri Berisha.