Shuhet “Nderi i Kombit” Amik Kasoruho


Shuhet “Nderi i Kombit” Amik Kasoruho

11:22 05/05/2014 KASORUHOËshtë shuar sot, në moshën 82 – vjeçare shkrimtari dhe përkthyesi i njohur, Amik Kasoruho si pasojë e një sëmundjeje në mushkëri.

I dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhërin “Nderi i Kombit”, shkrimtari Amik Kasoruho është autor i disa librave, si: “Çmimi i një ëndrrre”, “Një ankth gjysmëshekullor”, “Midis qiellit dhe burgut”, “Ikje nga trilli i perëndive”, si dhe përkthyes i shumë autorëve të njohur të letërsisë botërore, si Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj.

Amik Kasoruho fitoi në vitin 1999 çmimin special të jurisë në konkursin “Eks & Tra” për shkrimtarët emigrantë, ndërsa morri në vitin 2000 çmimin “Civitas – Arbëria 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëreshëve “Katundi ynë”.

tvklan.al/m.s





Të ngjashme