Shuhet në moshën 57 – vjeçare ikona e muzikës, Prince


Shuhet në moshën 57 – vjeçare ikona e muzikës, Prince

19:19 21/04/2016

Është shuar në moshën 57 – vjeçare ikona e muzikës botërore, Prince.

Sipas website TMZ, trupi i këngëtarit u zbulua banesën e tij ne Minesota, në orët e para të mëngjesit.

Lajmi u konfimuar me vonë nga zëdhënësi i tij për “Associated Press”.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit ishte Prince Rogers Nelson, ishte shtruar në spital me urgjencë të premten, nga një ftohje e rëndë.

Ende mbeten të paqarta arsyet e ndarjes së tij nga jeta./tvklan.al






Të ngjashme