Shukri Xhelili sfidon Qeverinë, dërgon në Kushtetuese vendimin e shkarkimit
Ish-kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për ta shkarkuar nga detyra. Kërkesa është dorëzuar këtë të mërkurë nga avokati i Xhelilit, ku kërkohet shfuqizimi i vendimi të Këshillit të Ministrave dhe rikthimi në detyrë.
Me këtë veprim është pezulluar çdo veprim për të zhvilluar zgjedhje në bashkinë, e cila tani drejtohet nga zëvendësi i Xhelilit.
Presidenti është i detyruar të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në një situatë normale Gjykatës Kushtetuese do t’i duhej dy muaj kohë për të marrë në shqyrtim kërkesën.
Ndërsa për shpalljen e vendimit nuk ka një afat të përcaktuar kohor. Por duke qenë se çështja ka interes publik, pasi bashkia Dibër nuk ka një kryetar të zgjedhur nga qytetarët e saj mund të zhvillohet një proces me procedurë të përshpejtuar.
Shukri Xhelili u arrestua pas publikimit të videos ku ai i kërkonte favore seksuale, një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune. /TV KLAN