Shullazi përballet me 4 dëshmitarë

Foto arkiv

Shullazi përballet me 4 dëshmitarë

15:20 18/07/2017 https://youtu.be/9C_foQo5f3c

Në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtoreve të tij kanë dëshmuar 4 persona, të cilët kanë patur dijeni dhe kanë kryer veprime konkrete në regjistrimin e 30 % të ish “Hotel Vollgës” në pronësi të Shullazit.

I pari ka qenë ish-numri dy i hipotekave Besnik Hysenbelliu, i cili sqaroi se procedura e regjistrimit të pronësisë për ish-hotelin është bërë konform ligjeve.

Më pas ka dëshmuar ish-kreu i Hipotekës së Durrësit, Jurgis Çyrbja, deputet i zgjedhur ne 25 qershor në listën e Partisë Socialiste.

Ai ka sqaruar në gjykatë se është takuar me Shullazin dhe Ylvi Beqjan në një lokal afër shtëpisë së tij në Shijak. Çyrbja tha se Shullazi e ka pyetur nëse do ta regjistronte pronën. Ndërsa ai i është përgjigjur se do të zbatonte ligjin. Më pas 30% e pronës ka kaluar në emër të Shullazit pasi kishte një kontratë dhurimi nga ana e biznesmenit Beqja.

I pyetur nëse ishte kërcënuar ndonjëherë për regjistrimin e pronës ai është përgjigjur se po, por jo nga Shullazi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Më pas ka qenë në prokurorja e çështjes e cila ka lexuar një pjesë të deklarimeve të Çyrbjas gjatë hetimeve paraprake. Në dhjetor sipas prokurores Elisabeta Imeraj, ish-kreu i hipotekës ka thënë se është kishte marrë një mesazh kërcënues. Përmbajtja e tekstit kishte tone kërcënuese pasi ishte shkruar se Çyrbja nuk kishte bërë mirë që kishte regjistruar pronën në emër të Shullazit.

Kontrollo në “Google” për mua se kush jam. Shpatullat e tua nuk mund ta mbajnë kokën tënde, shkruhej në mesazh.

Të fundit që kanë dëshmuar ishin dy noterët Drita Pepa dhe Aida Spahiu. Sipas tyre të gjitha dokumentet e firmosura nga Ylvi Beqja janë bërë në vullnet të lirë dhe nuk kanë venë re asnjë presion. /Tv Klan






Të ngjashme