Shumë afër Tiranës, fshati Sauk ende nuk ka rrugë me infrastrukturën e duhur (30 Prill 2001)
Jemi në një nga rrugët që të çojnë drejt fshatit Sauk i Poshtëm në rrethin e Tiranës. Rruga këtu është e mjaftueshme vetëm sa për të kaluar një makinë dhe këmbësorit i bie të kalojë vetëm një një rrugë 13 centimetra, por gjithmonë me shmë kujdes pasi mund të bie në kanal. Para një viti në hyrje të kësaj rruge filloi punimet një firmë e cila u mjaftua vetëm me rregullimin e kanalizimeve dhe me zgjerimin e rrugës, por vetëm kaq pasi përsëri makinat duhet të kalojnë në atë pak asfalt që ka mbetur. Kështu të 11 mijë banorët e këtij fshati vetëm 2 kilometra larg kryeqytetit, i duhet të ndeshen përsëri me pluhurin që ofron kjo rrugë gjatë stinës së nxehtë./tvklan.al