Shumë fëmijë pa mësim


Shumë fëmijë pa mësim

08:55 27/04/2020

Nuk kanë kushte ekonomike për të paguar tarifat e internetit

Që prej fillimit të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë, me një vendim të Ministrisë së Arsimit për të mos e humbur procesin mësimor, ai do të zhvillohej online, praktikë kjo që po ndiqet thuajse në çdo shtet të botës. Por shpërndarja gjeografike dhe pamundësia ekonomike e Shqipërisë krijon pengesa në mbarëvajtjen e zhvillimit të orëve me prezencë të të gjithë fëmijëve.

“3 vajzat e familjes, Manjola në klasë të 5-të, Fabiola në klasë të 3-të dhe vajza e vogël në klasë të pare, duhet të ishin duke bërë detyrat, por kjo është e pamundur për to, pasi nuk kanë internet në shtëpinë e tyre. Edhe një celular që posedonte e ëma tre vogëlusheve nuk kanë mundësi të aksesohen në ofertat e kripura të kompanive telefonike”.  

Me gjithë dëshirën e madhe për të mësuar, situata në të cilën ndodhen ka bërë që ato të mbesin shumë pas në mësime. Edhe pse stafi mësimor e di gjendjen ekonomike të kësaj familjeje, ata nuk ngurojnë t’u japin vërejtje për mospjesëmarrje në mësim. E gjunjëzuar përballë pamundësisë për të krijuar kushtet minimale për fëmijët, mamaja e vajzave tregon vështirësitë që po kalon.

Si kjo familje numërohen edhe qindra në rang republike. Ka fshatra të thella që nuk ka as valë telefonike dhe nuk kanë mundësi të marrinë asnjë orë mësimi të shpjeguar nga mësuesit e tyre. Por këto shifra të këtyre nxënësve që jetojnë në zona të pa urbanizuara për Ministrinë e Arsimit janë të papërfillshme!

Klan Plus






Të ngjashme