Shumë shpejt puna pas orarit do jetë e jashtëligjshme


Shumë shpejt puna pas orarit do jetë e jashtëligjshme

14:15 28/10/2016

Sipas BBS News, një ligj i ri në Francë, thotë se një kompani me 50 ose më shumë punonjës nuk mund ta shqetësojë nëpunësin e saj pas orëve të punës.

Nëse keni qenë me miqtë ose familjarët tuaj në një fundjavë dhe keni marrë një email urgjent nga puna, e dini si është t’ju bjerë humori menjëherë.

Duke mos qenë të aftë të shkëputeni plotësisht nga puna mund të ketë dëme mendore dhe fizike.

Ja pse kontakti nga vendi i punës së shpejti do bëhet i jashtëligjshëm në Francë.

Franca i jep punonjësve 30 ditë pushim çdo vit dhe 16 javë leje familjare të paguar, kjo iniciativë e ka bërë shtetin akoma dhe më të pëlqyer.

“Qëllimi i këtij ligji është të bëjë të mundur që qytetarët francezë ta shijojnë plotësisht kohën e tyre pushim”, tha Benoit Hamon nga Asambleja Kombëtare Franceze.

Nuk do ketë lëshime për kompanitë që nuk e respektojnë ligjin. Kur ligji u propozua për herë të parë mori shumë kritika dhe u tall. Por ky ligj u pa në mënyrë pozitive nga qytetarët francezë./tvklan.al






Të ngjashme