Shyhrete Behluli: Të këndoja me vajzën përgjegjësi shumë e madhe


Shyhrete Behluli: Të këndoja me vajzën përgjegjësi shumë e madhe

19:17 28/09/2018

Ajo ka një karrierë 44-vjeçare në muzikë dhe është një nga emrat më të dashur në gëzimet familjare në Kosovë, por edhe në diasporë.

Vitet e fundit, duket se punës dhe pasionit të Shyhrete Behlulit i është bashkuar edhe e bija Engjëllushe Behluli.

Ato ishin sot të ftuara në studion e “Rudina” në Tv Klan për të treguar jo vetëm për bashkëpunimin me njëra-tjetrën, por edhe për marrëdhënien e tyre nënë e bijë.

https://youtu.be/zhvSSSmXSlg?t=6m12s

“Të këndoja me vajzën time ishte kënaqësi dhe përgjegjësi shumë e madhe. Nuk mendon vetëm për veten. Kur jemi bashkë në skenë unë harroj veten duke parë Engjëllushen. Është kënaqësi.

Unë kam 44 vite karrierë, 30 albume solo dhe 15 bashkëpunime me artistë të tjerë. Një jetë e tërë dedikuar muzikës dhe nuk e mendoj fundin e karrierës”,

tha Shyhrete Behluli.

E pyetur se përse vendosi të këndojë, Engjëllushja tha se fillimisht i propozoi nënës së saj të bëjnë një bashkëpunim për kujtim, por më pas filloi t’i pëlqente.

“Gjithmonë e kam patur si pjesë timen muzikën, që e vogël. Thjeshtë erdhi momenti dhe unë e provova. Unë kam patur edhe një këngë tjetër solo, e kam bërë për qejf. Më vonë i thashë mamit se doja që të kisha një duet me të si kujtim. E bëmë këngën e parë dhe të dytën dhe filloi të më pëlqente dhe nuk u ndala më. Fakti që mami merret me muzikë më ka ndihmuar shumë. Në fillim kjo të jep avantazh, por është edhe përgjegjësi sepse më krahasojnë shepesh me mamanë”,

tha Engjëllushe Behluli.

/tvklan.al






Të ngjashme